Lidhje

Lagarde intensifikon fushatën për postin e kreut të FMN


Lagarde intensifikon fushatën për postin e kreut të FMN
Lagarde intensifikon fushatën për postin e kreut të FMN

Ministrja franceze e Financave Christine Lagarde po intensifikon fushatën për postin e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke planifikuar vizita në disa vende në zhvillim që duan një person tjetër në këtë post.

Zyrtarët nga vendet kryesore në zhvillim si Brazili, India, Kina, dhe Afrika e Jugut janë ankuar se roli i tyre në rritje në ekonominë globale nuk pasqyrohet në pozitat udhëheqëse të organizatave ndërkombëtare ekonomike.

Për dekada me radhë, FMN-ja është udhëhequr nga një evropian. Ky post ka mbetur i hapur pasi francezi Dominique Strauss-Kahn dha dorëheqjen për të luftuar akuzat për dhunë seksuale në Nju Jork.

Disa vende evropiane kanë shprehur mbështetje për zonjën Lagarde. Një kandidat rival, guvernatori i bankës qendrore të Meksikës, Agustin Carstens, është emëruar nga qeveria e tij si kandidat për postin. Zoti Cartens ka qenë më parë ministër i Financave të Meksikës dhe për disa vjet ai ka shërbyer si nëndrejtor i FMN-së për çështje administrative.

XS
SM
MD
LG