Lidhje

Lagarde: rimëkëmbja nuk është sa duhet e fortë


International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde speaks at the Atlantic Council, April 9, 2015, in Washington.
International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde speaks at the Atlantic Council, April 9, 2015, in Washington.

Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se në shumë pjesë të botës rimëkëmbja ekonomike nuk është e fuqishme sa duhet. Ajo i bëri komentet dje në Këshillin e Atlantikut, një institucion studimor me qendër në Uashington.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se për të mos lejuar që rezultatet mesatare të kthehen në një realitet të ri, është e nevojshme që reformat të rritin besimin dhe të krijojnë investime, ku përfshihet edhe tregtia ndërkombëtare.

"Jo se rritja e përgjithshme është e dobët. 3,4 përqind në vitin 2014 nuk ishte keq. Kjo në të vërtetë përputhet me rritjen mesatare që kemi pasur në tri dekadat e fundit. Por, çfarë e bën atë të moderuar dhe të pabarabartë? Çështja është te vështirësitë që ka lënë tek njerëzit recesioni i madh. Kjo po u shkakton vështirësi shumë njerëzve kudo në botë, duke përfshirë ato vende ku më shumë se 50 për qind e të rinjve janë të papunë," tha zonja Lagarde.

Ajo tha se rritja e investimeve në infrastrukturë mund të shërbejë si një shtysë e fuqishme, por theksoi nevojën për reforma të politikave globale.

"Suksesi do të kërkojë një ri-angazhim ndaj parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar që na kanë shërbyer edhe në 70 vitet e fundit dhe veçanërisht në momentet e krizës. Por ky multi-lateralizëm i ri nevojitet urgjentisht për të nxitur rritjen dhe krijuar besim në të ardhmen tonë të përbashkët."

Por, tha zonja Lagarde, në shumë vende, këto reforma kanë mbetur prapa.

Shefja e FMN-së tha se politikëbërësit duhet të përdorin nismat në secilin vend për të mirën e komunitetit global, duke mbrojtur njëkohësisht fatet e tanishme dhe të ardhme të vendeve të tyre.

XS
SM
MD
LG