Lidhje

Lavrov: britanikët mund ta kenë helmuar ish spiunin rus


Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov la të kuptohet të hënën se qeveria britanike mund ta ketë helmuar ish spiunin e dyfishtë Sergey Skripal, me qëllim që të mbulonte vështirësitë që lidhen me Brexit-in.

Britania ka këmbëngulur vazhdimisht se qeveria ruse qëndronte pas helmimit me agjent nervor të ish spunit rus dhe vajzës së tij më 4 mars në qytetin Salsburi të Anglisë, një akuzë që rusët e kanë mohuar me forcë.

Në të kundërt, zyrtarët rusë dhe televizioni shtetëror rus kanë paraqitur teori të ndryshme për të shpjeguar helmimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG