Lidhje

Lazarat: Policia u rikthehet operacioneve


Policia e Gjirokastrës tha se iu rikthye sot operacioneve në fshatin Lazarat pas sinjaleve per ringjalljen e trafikut te narkotikëve.

Në dy operacione policia ndaloi dy të rinj të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Njëri prej të ndalurve hetohej, që prej operacionit të qershorit, pasi në banesën e tij u gjetën rreth një mijë bimë mariuane të kultivuara.

Ndërsa personi tjetër i arrestuar akuzohet pasi po në Qershor iu gjetën nga policia në një njësi biznesi sasi narkotikësh, makina të lojrave të fatit dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Policia thotë se po shton masat ndaj trafikut të narkotikëve pas operacioneve që u ndërmorën verën e këtij viti edhe në disa zona të tjera të Qarkut të Gjirokastrës ndaj kultivuesve të mariuanës.

XS
SM
MD
LG