Lidhje

Në gjykatë dosja e 30 personave për Lazaratin


Prokuroria e Gjirokastrës dërgoi në gjykatë dosjen e tridhjetë personave nga fshati Lazarat të cilët akuzohen për vepra penale që kanë lidhje me kultivimin dhe trafikun e narkotikëve. Prokuroria publikoi listën e personave te akuzuar mes të cilëve edhe gra.

Sipas burimeve zyrtare hetimet për ngjarjet e mesit të vitit të shkuar, kur policia mori kontrollin në fshatin e njohur për kultivimin e marijuanës, kanë përfunduar. Prokuroria tha se dosjet e rrreth 90 personave nga fshati Lazarat janë dërguar deri tani në gjykatë. Një pjesë e të akuzuarve,sipas Prokurorisë, janë arrestuar nga policia.

Prokuria e Gjirokastrës tha se hetimet për Lazaratrin u kryen në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me pjesëmarrjen e 10 Prokurorëve.

XS
SM
MD
LG