Lidhje

Shpërthim tritoli në një banesë në Lazarat


Policia e Gjirokastrës tha se po heton një shpërthim me tritol që ka ndodhur në Lazarat të Gjirokastrës, një fshat i njohur viteve të shkuara për kultivimin e marijuanës.

Burimet hetimore thonë se shpërthimi ndodhi në banesën e familjes Selimi djali i së cilës është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Oficerit të Forcave special “Renea” Ibrahim Basha.

Shpërthimi solli sipas policisë vetëm vetëm dëme të lehta materiale. Klodian Selimi, pjesëtar i familjes Selimi, është dënuar pak kohë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg në grupin prej 11 anëtarë që ishin akzuar për vrajsen e oficerit special.

Anëtarët e tjerë të grupit kishin marrë dënime me te renda, 2 prej tyre burgime të përjetshme dhe 8te tjeret nga 18-35 vite burg sejcili.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG