Lidhje

9 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Liban


Zyrtarët libanezë thonë se një sulm vetëvrasës me bombë ndaj një lokali në qytetin verior të Tripolit ka shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë vetëve dhe plagosjen e 37 të tjerëve.

Dëshmitarët thonë se një person aktivizoi eksplozivët brenda një kafeneje në lagjen Jabal Mohsen ku mbizotërojnë banorët e grupit Alawite. Autoritetet identifikuan autorët e sulmit si banorë të distriktit Mankubeen aty pranë, banuar nga Suni. Për dekada me radhë, këto lagje kanë qenë në qendër të përplasjeve që janë nxitur edhe më shumë nga lufta në Siri dhe veprimet e Presidentit Bashar al-Assad, që është Alawite.

Grupi Fronti Nusra i lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm.

XS
SM
MD
LG