Lidhje

Letra gjermane: Kina u përpoq të ndikojë për deklarata pozitive


Ministria e brendshme e Gjermanisë tha se diplomatë kinezë u ishin drejtuar zyrtarëve të qeverisë gjermane në përpjekje për t'i inkurajuar ata të bënin deklarata pozitive se si Pekini po e trajtonte pandeminë e koronavirusit.

Në një letër të parë nga Reuters të dielën thuhet se "Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të ndërmarra nga diplomatë kinezë me qëllimin për të nxjerrë deklarata pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës".

Qeveria gjermane nuk i plotësoi kërkesat kineze, thuhet në letër.

Letra ishte e datës 22 prill dhe i ishte dërguar ligjvënëses së Partisë së Gjelbër Margarete Bause në përgjigje të pyetjes së saj nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar zyrtarë gjermanë me qëllimin për t'i inkurajuar ata të bënin komente pozitive.

Komunikimi i ministrisë së brendshme u raportua për herë të parë nga gazeta Welt am Sonntag. Gazeta citonte ambasadën kineze në Berlin sipas së cilës raporti ishte i pavërtetë dhe i papërgjegjshëm.

Ambasada nuk ka komentuar për letrën. As Ministria e Jashtme kineze nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters-it për koment.

Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria i kishte njohur përpjekjet e Kinës për të përmirësuar gjendjen e pandemisë, veçanërisht që nga 23 janari, edhe pse kjo nuk i ishte kërkuar nga Pekini.

Sipas letrës, Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa përmendur nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente ose jo.

Të Premten, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Kina ishte përpjekur të bllonte një raport të Bashkimit Evropian ku thuhej se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike.

Kjo çështje ka qenë gjithashtu një pikë debatesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Zyrtarë nga të dyja palët kanë shkëmbyer akuza për fshehje të informacionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG