Lidhje

Lëvizja Zaptimi drejt Uashingtonit


Lëvizja Zaptimi drejt Uashingtonit
Lëvizja Zaptimi drejt Uashingtonit

Protestuesit amerikanë, të cilët marshuan nga Nju Jorku në Uashington, kanë planifikuar protesta të rëndësishme për ditën e sotme në kryeqytetin e vëndit.

Një korrespondent i gazetës The Washington Post, që ka ndjekur nga afër aktivitetin e demonstruesve, tha se ata kanë planifikuar të bllokojnë një pjesë të qytetit, si protestë kundër dështimit të të ashtuquajturit “superkomision” i Kongresit në arritjen e një marrëveshjeje për shkurtimin e deficitit federal.

Marshuesit, pjesë e lëvizjes anti-kapitaliste “Të zaptojmë Uoll-Stritin”, mbërritën në Uashington dje, pas dy javësh udhëtim - në një distancë prej 370 kilometrash, nga Parku Zukoti i Nju Jorkut. Jo të gjithë pjesëtarët e grupit prej më shumë se 20 vetësh, të cilët nisën marshimin “Të zaptojmë autostradën”, e përfunduan marshimin deri në Uashington. Por me shtimin e marshuesve të rinj, grupi që arriti në kryeqytet përbëhej nga më shumë se 40 vetë.

XS
SM
MD
LG