Lidhje

Libi: Forcat pro-Gadafit nisin kundërmësymje ndaj kryengritësve

Dec. 28: Mikhail Khodorkovsky and his co-defendant Platon Lebedev, right, are seen at a court room in Moscow. Khodorkovsky's conviction for stealing oil from his own company and laundering the proceeds will likely keep the oil tycoon behind bars for sever

Forcat besnike të udhëheqësit libian Muamer Gadafi kanë nisur një kundërmësymje të rëndë ndaj disa qyteteve të kontrolluara nga kryengritësit, duke shkallëzuar dukshëm përpjekjet e tyre për të ndaluar përparimin e luftëtarëve antiqeveritarë në drejtim të kryeqytetit.

Në sulmin e djeshëm u përdorën tanket, avionët, helikopterët dhe artileria e rëndë. Luftëtarët që po tërhiqeshin thanë se forcat revolucionare që po lëviznin drejt Sirtes, vendlindjes së Gadafit, pësuan humbje të mëdha në njerëz dje kur iu dolën në pritë forcat besnike të qeverisë, duke ndërprerë një varg fitoresh që kryengritësit kanë arritur së fundmi.

Forcat pro-Gadafit detyruan kundërshtarët të largohen nga qyteti Bin Xhauad, 150 kilometra në lindje të Sirtes. Ndërkaq, kryengritësit thonë se do të vazhdojnë luftimet deri sa të marrin Sirten dhe përfundimisht edhe Tripolin.

Në lindje të Tripolit, banorët në Misrata, qyteti i tretë më të madh në Libi, thanë se forcat kryengritëse kanë zbrapsur sulmin më të ashpër deri më tani të besnikëve të Gadafit.

XS
SM
MD
LG