Lidhje

Libi: Ish Ministri i Drejtësisë Xhalil formon një qeveri të përkohëshme


Libi: Ish Ministri i Drejtësisë Xhalil formon një qeveri të përkohëshme
Libi: Ish Ministri i Drejtësisë Xhalil formon një qeveri të përkohëshme

Protestuesit anti-qeveritarë në Libi kanë marrë kontrollin e qytetit Zauija, në perëndim të vendit, 50 kilometra larg Tripolit. Gazetarë nga vendet perëndimore që ndodhen në Zauija thonë se qindra vetë u mblodhën sot në qendër të qytetit, duke thirrur parrulla kundër Gadafit.

Gazearët flasin për dëmtime të mëdha në qytet nga luftimet e ditëve të fundit. Muamar Gadafi vazhdon të ketë kontrollin e Tripolit, por forcat e opozitës kanë marrë kontrollin e disa rajoneve perëndimore dhe të gjithë pjesën lindore të vendit.

Një tjetër sfidë për Gadafin është se ish ministri libian i drejtësisë thotë se ka formuar një qeveri transicioni me seli në lindje të vendit, që është pika qendrore e kryengritjes kundër udhëheqësit libian.

Mustafa Abdel Jalil e bëri njoftimin mbrëmë në një intervistë me rrjetin televiziv Al-Jazera me seli në Katar. Abdel Jalil thotë se selia e qeverisë tranzicionale është në qytetin e Bengazit, i dyti për nga madhësia, dhe se përfshin edhe figura ushtarake dhe civile. Ai tha se kjo qeveri do të udhëheqë vendin për rreth tre muaj për të pregatitur “zgjedhje të drejta” duke i dhënë mundësi popullit libian të zgjedhë udhëheqësin e vet. Abdel Jalil dha doreheqjen nga posti i ministrit të drejtësisë në qeverinë e Gadafit javën e kaluar dhe iu bashkua revoltës kundër sundimit 42 vjeçar të udhëheqësit libian.

Nuk është e qartë se sa mbështetje ka qeveria e tranzicionit e udhëhequr nga zoti Jalil në komunitetet e kontrolluara nga opozita.

XS
SM
MD
LG