Lidhje

Në Libi kryengritësit përparojnë drejt Perëndimit të vendit


Në Libi kryengritësit përparojnë drejt Perëndimit të vendit
Në Libi kryengritësit përparojnë drejt Perëndimit të vendit

Fillojmë me zhvillimet sot në Libi. Kryengritësit kanë përparuar drejt Perëndimit dhe arritën sot deri në qytetin Al Egila duke vazhduar më pas drejt portit nga ku transportohet nafta, Ras Lanuf.

Më parë ata morën kontrollin e qytetit port Brega, një teminal i rëndësishëm për eksportin e naftës, pas marrjes dje të një qyteti strategjik, Axhabijës. Disa pjesëtarë të forcave kryengritëse i thanë agjencive perëndimore të lajmeve se sot ata kanë rimarrë kontrollin e Ras Lanufit dhe se kanë arritur deri në Bin Xhauad pika më e largët në perëndim të vendit, ku forcat opozitare kishin arritur para fillimit të kundër ofensivës të forcave qeveritare. Por këto thënie të kryengritësve nuk janë verifilkuar nga burime të pavarura.

Ushtria franceze njofton ndërkohë se ka asgjësuar pesë avionë libianë dhe dy helikopterë në Misrata, qytet që mbahet nga kryengritësit në lindje të Tripolit. Shpejtësia e përparimit të kryengritësve lë të kuptohet se forcat e Gadafit po tërhiqen me të njëjtën shpejtësi tani që ata kanë humbur Axhabijan, i cili ishte një portë e rëndësishme për trupat qeveritare në përpjekjet për të marshuar drejt lindjes.

Fitoret e kryengritësve pas dy javë humbjesh, tregojnë se goditjet ajrore të Perëndimit po e ndryshojnë dinamikën në fushën e betejës në favor të tyre. Revolta popullore në Libi është bërë më e dhunshmja në tronditjet që po kalon bota arabe gjatë dy muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG