Lidhje

Libi, Tripoli tronditet nga shpërthime të fuqishme


Libi, Tripoli tronditet nga shpërthime të fuqishme
Libi, Tripoli tronditet nga shpërthime të fuqishme

Tripoli u trondit sot nga shpërthime të fuqishme, pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga NATO-ja. Sulmet u bënë gjatë ditës, një praktikë e pazakontë e aleancës në operacionin e Libisë, ku zakonisht goditjet janë ndërmarrë natën.

NATO-ja tha se vuri në shënjestër një zonë parkimi në kompleksin ku strehohet ndonjëherë udhëheqësi libian, Moamar Gadafi.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se re të bardha tymi u panë të ngriheshin nga vendi i goditur. Po sot, në agim, goditjet e NATO-s ndriçuan qiellin e Tripolit.

Njoftohet gjithashtu se Rusia, aleatja e vjetër e Libisë, ka ofruar të ndërmjetësojë një marrëveshje për largimin e Gadafit.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev tha dje se zoti Gadafi “duhet të largohet”.

XS
SM
MD
LG