Lidhje

Vritet kreu i Shtetit Islamik në Libi


Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një sulm ajror amerikan ka vrarë kreun e Shtetit Islamik në Libi.

Një deklaratë e zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook, thotë se objektivi i sulmit ishte Abu Nabil, shtetas irakian dhe ish-operativ i al Kaidas.

I njohur ndryshe me emrin Wissam Najm Abd Zayd al-Zubaydi, ishte udhëheqës i lartë i ISIS-it në Libi dhe mendohet se ka qenë zëdhënësi në videon e qarkulluar gjatë këtij viti, ku u tregua ekzekutimi i një grupi të krishterësh.

Zoti Cook tha se “vdekja e Nabilit do të ulë aftësitë e grupit për të arritur objektivat e tij në Libi, përfshirë rekrutimin e anëtarëve të rinj, krijimin e bazave në Libi dhe planifikimin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Ky nuk është sulmi i parë amerikan kundër terroristëve në Libi, por është sulmi i parë ndaj një udhëheqësi të atjeshëm të ISIS-it, dhe dëshmon se ne do t’i ndjekim udhëheqësit e Shtetit Islamik kudo që të veprojnë.”

Zoti Cook informoi se operacioni kundër Nabilit ishte autorizuar dhe filluar përpara sulmeve terroriste në Paris.

Shiko komentet (2)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG