Lidhje

Libia hedh poshtë urdhërarrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare


Libia hedh poshtë urdhërarrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Libia hedh poshtë urdhërarrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Libia i hodhi poshtë urdhërarrestet që lëshoi dje Gjykata Penale Ndërkombëtare për udhëheqësin Muamar Kadafi dhe dy djemtë e tij ushtarakë, nën akuzat lidhur me shtypjen e kryengritjes.

Ministri i drejtësisë Muhamed al-Gamuli tha sot se Libia nuk e pranon legjitimitetin e gjykatës:

"Kjo gjykatë nuk ka objekt tjetër, veçse të mbulojë operacionet luftarake të NATO-s. NATO është përpjekur vazhdimisht dhe e ka deklaruar hapur se do të vrasë udhëheqësin libian me familjen e tij. Vetë këto veprime të NATO-s janë krime kundër njerëzimit, të cilat Gjykata Penale Ndëkombëtare duhet t’i trajtojë. Ky është një rast i mirë për ne që të deklarojmë se shteti libian do ta persekutojë NATO-n për kriemt e kryera në Libi".

Gjykata Penale Ndëkombëtare nxori dje urdhërarrestet ndaj Kadafit dhe djemve të tij Seif al-Islam dhe Abdullah al Senusi, që është edhe kreu i zbulimit libian. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, ndërkohë tha se urdhërarrestet theksojnë nevojën për vendosjen e drejtësisë ndaj udhëheqësit libian.

"Ky është një tjetër tregues, që Muamar Kadafi e ka humbur legjitimitetin e tij. Ne besojmë se përballë krimeve të këtij niveli të rëndë që ai ka kryer, nevojitet drejtësia dhe se personat përgjegjës duhen nxjerrë para drejtësisë. Vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare thekson rëndësinë e përpjekjeve të koalicionit në Libi. Pra, është një tjetër hap në procesin për ta vënë atë para përgjegjësisë".

XS
SM
MD
LG