Në Shkodër u promovuan sot dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi. Në këto libra hidhet dritë ndër të tjera mbi veprimtarinë e organizatave politike shqiptare në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara.