Lidhje

Dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar pas vitit 1944

  • Pëllumb Sulo

Në Shkodër u promovuan sot dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi. Në këto libra hidhet dritë ndër të tjera mbi veprimtarinë e organizatave politike shqiptare në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, politikën e aleatëve perëndimorë, si dhe qëndrimin e regjimit komunist ndaj emigracionit politik.

Autorja e librave thotë se studimi i kesaj periudhe është i rëndësishëm për shkak të shtrembërimit që u ka bërë fakteve historiografia komuniste, që kishte si qëllim të denigronte emigracionin politik shqiptar dhe veprimtarinë e tij.

XS
SM
MD
LG