Lidhje

Presidenti Obama për eksportet amerikane


Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara eksportojnë më shumë se sa kurrë më parë dhe do të vazhdojnë ta kalojnë rekordin edhe këtë vit

Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara eksportojnë më shumë se sa kurrë më parë dhe do të vazhdojnë ta kalojnë rekordin edhe këtij viti.

Zoti Obama lavdëroi anëtarët e Këshillit të Eksporteve për përgjigjen e tyre ndaj nevojave kryesore të amerikanëve për rindërtimin e ekonomisë, në një takim në ndërtesën ekzekutive Einsenhower, afër Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se gjenden 7,5 milionë vende pune të reja në sektorin privat, duke shtuar se ekonomia ka përfituar nga importimi më i paktë i naftës dhe nga eksportet amerikane në botë.

Presidenti i dha merita ligjit të kujdesit shëndetsor për ndihmën në uljen e çmimeve të shërbimeve për kujdesin shëndetsor, me ritmin më të ngadaltë në 50 vjet. Ai tha se çmimet më të ulëta të këtyre shërbimeve ndihmojnë bizneset amerikane dhe individët, dhe i bëjnë ata më konkurrues.
XS
SM
MD
LG