Lidhje

Svetllana Aleksijeviç merr Nobelin për letërsi


Komiteti i Çmimit Nobel në Stokholm të Suedisë, i dha çmimin Nobel për letërsinë, gazetares Bjelloruse Svetllana Aleksijeviç, me motivacionin për “të shkruarin polifonik, një monument ndaj vuajtjes dhe kurajos në kohët tona”.

Aleksijeviç ka shkruar libra për pasojat njerëzore të katastrofës së Çernobilit, luftën në Afganistan dhe historinë sovjetike dhe post-sovjetike. Vepra e saj mbështetet gjerësisht në historinë gojore dhe perspektivat personale.

Nobeli është çmimi i fundit dhe më prestigjioz mes një numri çmimesh që ajo ka marrë për punën e saj.

Çmimet Nobel jepen çdo vit për mjekësinë, fizikën, kiminë, letërsinë dhe pane. Ato e marrin emrin nga shpikësi suedez Alfred Nobel dhe janë bërë simbol i arritjeve të jashtëzakonshme në secilën nga këto fusha.

XS
SM
MD
LG