Lidhje

Lituani, ndryshim rrënjësor në zgjedhje


Lituanezët votuan për një ndryshim madhor në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke i dhënë fitoren një bashkimi fermerësh që më parë kishte pasur vetëm një vend në parlament. Fitorja më e madhe prej 20 vjetësh nga një parti e vetme, reflekton shqetësimin për ngadalësimin e rritjes ekonomike, aktualisht në masën 2-3 për qind në vit, më pak se gjysma e rritjes para 10 vjetësh.

Partia “Bashkimi i Fshatarëve dhe të Gjelbërve”, drejtuar nga fermeri milioner Ramunas Karbauskis pritet të ketë 56 vende në parlamentin me 141 anëtarë, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Është fitorja më e madhe nga një parti e vetme prej 20 vjetësh.

"Nesër fillojmë bisedimet me partitë e tjera, lidhur me programet tona. Nuk kemi vendosur ende për koalicione të mundshme. Shpresoj që të krijojmë një koalicion të ri breda një jave ose 10 ditësh,” tha kryetari i Partisë “Bashkimi i Fshatarëve dhe të Gjelbërve”.

Partia konservatore “Bashkimi Kombëtar i Kristian-demokratëve” duket se do të marrë 30 vende, ndërsa partia që qeveris aktualisht, social-demokratët pritet të marrin 18 vende. Vendet e mbetura, u ndanë mes disa partish më të vogla.

Dje, u votua në balotazh për 68 vende që nuk ishin përcaktuar, pas raundit të pare të zgjedhjeve më 9 tetor.

Në raundin e pare Bashkimi Kombëtar siguroi 20 vende, pasuar nga Bashkimi i Fshatarëve dhe të Gjelbërve me 19 vende, duke i lënë social-demokratët në vend të tretë me 13.

Më i madhi mes tre vendeve balltike, Lituania e rifitoi pavarësinë, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe u fut në Bashkimin Evropian në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG