Lidhje

Llalla: Fshehja e pasurisë, e përhapur edhe në nivele zyrtarësh të lartë


Llalla: Fshehja e pasurisë, e përhapur edhe në nivele zyrtarësh të lartë
Llalla: Fshehja e pasurisë, e përhapur edhe në nivele zyrtarësh të lartë

Këto ditë ndodhet në Uashington zoti Adriatik Llalla, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pausrive në Shqipëri.

Gjatë intervistës për programin Ditari, z.Llalla tha se është i nevojshëm përmirësismi i ligjit ekzistues për fshehjen apo deklarimin e rremë të pasurisë.

Zoti Llalla tha gjithashtu se prokuroria duhet të shqyrtojë në formën e duhur çështje të cilat Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë ia ka përcjellë këtij institucioni.

Ai shtoi se gjatë punës së tij tre vjeçare në krye të këtij institucioni, ai nuk ka patur asnjë rast të presionit politik apo të njerëzve të veshur me pushtet në ushtrimin e detyrës së tij.

Qëllimi i vizitës së tij në Uashington është pjesmarrja në një Konferencë të përbashkët me pjesmarrjen e zyrtarëve të lartë të institucioneve homologe, akademikë e lektorë si dhe përfaqësues të medias.

XS
SM
MD
LG