Lidhje

Pishtari i Lojrave Olimpike hapësirë


Dy kozmonautë rusë kryen dje ecjen historike në hapësirë duke mbajtur pishtarin e lojrave olimpike të Soçit.

Pamjet e drejtpërdrejta nga NASA treguan kozmonautët rus Oleg Kotov dhe Sergei Ryazansky me pishtarin olimpik në Stacionin Ndërkombëtar Orbital dhe në hapësirë.

Kjo është hera e pare që një pishtar olimpik çohet deri në ecjen në hapësirë. Pishtari ka qënë në bordin e anijes amerikane Atlantis për lojrat olimpike të Atlantës në vitin 1996.

Pishtari u nis për në hapësirë të enjten nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe do të kthehen në tokë nesër me ekupazhin prej tre anëtarësh.

Pishtari do të përdoren për të ndezur flakën olimpike kur të fillojnë lojrat dimërore në Soçi më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG