Lidhje

Incidente në Londër


Më shumë se një person mund të kenë humbur jetën pas një incidenti në Urën e Londrës, kur një furgon goditi turmën. Policia londineze tha se ka ndërhyrë edhe në një restorant në afërsi ku pati njoftime se janë therur me thika dy persona.

Ende nuk ka njoftime më të hollësishme por forca të mëdha të policisë dhe shumë ambulanca janë parë në zonë.

Agjencitë e lajmeve thanë se policia mund të jetë vënë në kërkim të tre personave që mund të jenë të armatosur.

Kryeministrja Theresa May, është informuar nga zyrtarët e sigurisë dhe është duke e ndjekur situatën. Ajo tha se incidentet po trajtohen si "akte të mundshme terrorizmi"

Edhe presidenti amerikan Donald Trump, është njoftuar për incidentet nga ekipi i këshilltarëve të sigurisë. "Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuara, do të jemi aty. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë" shkroi ai në rrjetin twitter.

Incidentet ndodhën pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të tetë qershorit në Britaninë e Madhe dhe pak ditë pas sulmit vetëvrasës në Manchester ku humbën jetën 22 veta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG