Lidhje

Zjarr vdekjeprurës në një rrokaqiell në Londër


Zjarrfikësit u hodhën në betejë me një zjarr të madh që përfshiu të mërkurën një ndërtesë shumëkatëshe në Londrën perëndimore. Disa orë pas shpërthimit të zjarrit, ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të ngujuarit dhe për të numëruar viktimat.

Dany Cotton nga brigada e zjarrfikësve tha se ka disa të vdekur por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Ndërtesa me 140 apartamente është shtëpi e rreth 500 banorëve. Në mesin e personave që llogariten të zhdukur ka edhe fëmijë.

Fqinjët thanë se kanë dëgjuar thirrje për ndihmë derisa flakët po përfshinin ndërtesën dhe banorët e bllokuar që po dërgonin shenja me dritat e celularëve me shpresë që të shpëtohen. Dëshmitarët thanë se disa u hodhën nga dritaret.

Autoritetet thanë se 50 veta janë dërguar në spitale.

Autoritetet thanë se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG