Lidhje

Kosova dhe Lojërat Olimpike


Atletes së xhudos Majlinda Kelmendi, i mohohet e drejta për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiket e Londrës.


Atletja e xhudos nga Kosova Majlinda Kelmendi nuk do të mund të përfaqësojë vendin e saj në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Pjesëmarrjen në Olimpiadë Majlinda e vlerëson si shumë të çmuar dhe shprehet e kënaqur se të paktën do të mund të konkurrojë për Shqipërinë. Por, ajo dhe trajneri i saj Toni Kuka thonë se politika nuk lejoi që të realizohej dëshira e tyre për të konkurruar për Kosovën, e cila nuk mund të paraqitet në aktivitetin sportiv të verës si shtet i pavarur.

Atletja e xhudos Majlinda Kelmendi duhet të ishte duke festuar udhëtimin e saj për në lojërat Olimpike 2012 në Londër, por pranimi i saj përmbante edhe zhgënjim, sepse ajo nuk do të jetë në gjendje të përfaqësojë atje shtetin e Kosovës.
Sportistja nga Kosova Majlinda Kelmendi thotë se ajo do të konkurrojë në Olimpiadën e Londrës nën flamurin shqiptar, pasi autoritetet olimpike vendosën që ajo nuk mund të konkurronte si e pavarur.

Trajneri i Majlindës, Toni Kuka nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në Lojra Olimpike për shkak të konfliktit në Ballkan në vitet 90. Tani, në Lojërat e 2012-s, ai nuk mund të përfaqësojë Kosovën.

Majlinda, e cila renditet e 5-ta në botë për kategorinë 52 kilogram, ka shtetësi kosovare dhe shqiptare dhe fillimisht shpresonte që të mund të kapërcente pengesat politike dhe të përfaqësonte shtetin e ri për herë të parë.

Deri tani, 90 vende e kanë njohur shtetin e Kosovës. Por, për shkak se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, në Lojërat Olimpike të kësaj vere në Londër, ajo nuk mund të konkurrojë si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG