Lidhje

Londra anulon fluturimet, gjendet një bombë


Zyrtarët në aeroportin e Londrës anuluan të gjitha fluturimet sot pas gjetjes në afërsi të lumit Tamiz të një bombe të pashpërthyer që i takon Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët e policisë i thanë Associated Press se kanë evakuuar një zonë prej 214 metrash nga bomba dhe se oficerët po punojnë sëbashku me specialistë të Marinës Mbretërore për ta hequr atë.

Zyrtarët ofruan strehim emergjent për banorët e zonës.

Sipas policisë bomba u zbulua dje gjatë punimeve që po kryheshin në aeroportin e qytetit.

Në një deklaratë, drejtori i aeroportit Robert Sinclair tha se po bashkëpunohej plotësisht me autoritetet "për të zgjidhur situatën sa më shpejt të ishte e mundur”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG