Lidhje

Lufta ekonomike e Ukrainës


President Petro Poroshenko presides over a meeting of Ukraine's security council in Kyiv June 16, 2014.
President Petro Poroshenko presides over a meeting of Ukraine's security council in Kyiv June 16, 2014.
Problemet e Ukrainës me Rusinë fqinje shtrihen përtej përleshjeve në rajonin e trazuar, rusisht-folës në lindje të Ukrainës. Të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje edhe mbi rolin e Rusisë në shitjen e gazit natyror në Ukrainë. Të hënën, Rusia njoftoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz, duke shkaktuar shqetësim për një konflikt energjitik. Ndërkohë, banorët e Kievit kozmopolitan, kanë vendosur të ndikojnë me luftën e tyre, direkt në xhepat e Rusisë, duke bojkotuar prodhimet e saj. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kiev, Anita Powell i hedh një vështrim mënyrës se si shumë ukrainas janë duke luftuar - nga të gjitha gjërat - me çokollatë.

Ndërsa Ukraina përleshet me separatistët pro-rusë në lindjen e trazuar dhe zhvillon bisedime të tensionuara me kompaninë shtetërore ruse të gazit, problemet e saj ekonomike nuk kanë të bëjnë me armët apo gjalpin.

Në qëndër është gazi dhe çokollatat.

Rusia ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet e Ukrainës me gaz pas kryengritjes që detyroi largimin nga pushteti në muajin shkurt të presidentit pro-rus.

Ukraina akuzon Rusinë se mbështet separatistët në lindje. Luftimet atje kanë vazhduar për muaj, me viktima dhe tensione në rritje.

Por tani që Rusia i ka kërkuar Ukrainës të para-paguajë për gazin e saj, ka filluar një luftë e re.

Disa protestues ukrainas anti-rusë thonë se nuk duan t’ja dijnë. Ata ende jetojnë në kampe në sheshin qëndror të Kievit.

Volodomir Zagorodnyuk ka kaluar disa muaj duke jetuar në këtë strukturë me dru dhe metal në temperatura nën zero pranë qendrës së kryengritjes.

“Le ta presin.”

Shoqja e tij Valera Yakovenko punon për kompaninë ukrainase të gazit.

“Kur i shoh që janë ruse nuk i blej. Natyrisht ne duhet ta bojkotojmë në një farë mënyre. Me sa di unë, shitjet e mallrave ruse ranë me 20 përqind. Kur mësova se të gjitha çokollatat Snickers prodhoheshin në Rusi, fillova të mos i blej më. Më parë blija Milka. Më pëlqejnë çokollatat por vajza më tha se të gjitha vijnë nga Rusia, kështu që nuk i blej më.”

Duket disi me vend që ky bojkot ka ndikuar një mall që është shumë për zemër në Ukrainë: -- çokollata.

Presidenti i ri i Ukrainës Petro Poroshenko e bëri pasurinë e tij përmes kompanisë së tij të çokollatave, Roshen, që është më popullorja në vend.

Për shumë ukrainas, çokollata nuk është ëmbëlsirë por e nevojshme, ashtu si gazi për dimrat e ftohtë. Ukraina është mes 20 vendeve që konsumojnë më shumë çokollatë në botë.

Dhe ndërsa nuk veçon çokollatën, megjithëse është dentiste, Svetlana Blavatna thotë se mbështet një bojkot të pëgjithshëm mbi mallrat ruse.

“Ne duhet t’i bëjmë jehonë protestës sonë në mënyrë që Ukraina të mos jetë e vetmja që vuan. Është vetëm Putin thonë, por nuk është vetëm ai. Çdo ditë dëgjoj se rusët e mbështesin atë, pra edhe ata duhet ta kuptojnë se ai po vepron gabim.”

Bojkoti është shoqëruar me lulëzimin e tregut të mallrave pro-ukrainase. Banorët thonë se nuk e kanë ndjerë mungesën e mallrave ruse.

“Çokollatat ukrainase kanë qënë më të mira qysh në fillim.”
XS
SM
MD
LG