Lidhje

Ashpërsohen luftimet në Sirinë veriore


Luftimet në pjesën veriore të Sirisë janë ashpërsuar ndërkohë që militantët e Shtetit Islamik i janë afruar një qyteti kurd pranë kufirit me Turqinë.

Forcat kurde të mbështetura nga sulmet ajrore nën drejtimin e SHBA po përpiqen ta mbrojnë qytetin Kobani nga militantët që afrohen. Prej disa javësh, kurdët po luftojnë për të zmbrapsur militantët.

Luftimet kanë detyruar më shumë se 160 mijë sirianë të largohen për në Turqi.

Koalicioni po bombardon pozicionet e militantëve prej javësh, por përparimi ka qenë i pakët. Turqia ka deklaruar ndërkohë se do të bëjë ç'është e mundur për të mbrojtur Kobanin - i njohur gjithashtu me emrin Ayn al Arab, për të mos rënë në duart e militantëve.

Shtëpia e Bardhë e mirëpriti dje votimin në parlamentin e Turqisë që autorizon veprimet ushtarake turke kundër shtetit islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG