Lidhje

Përmendore me Lulëkuqeve në Ditën e të Rënëve


Muri i lulëkuqeve. Një mur me qindra mijëra lulëkuqe u prezantua në Uashington të premten, më 25 maj, në nder të ushtarëve të rënë gjatë shërbimit të tyre, për Ditën e Kujtesës.

Muri, i quajtur “Përmendorja e Lulëkuqeve”, një përmendore e përkohshme e vendosur pranë Përmendores së Linkolnit, është 133 metra i gjatë dhe përfshin 645 mijë lulëkuqe. Çdo lule simbolizon një jetë të një anëtari të shërbimit ushtarak amerikan të rënë në detyrë që nga Lufta e Parë Botërore, dhe sakrificën e tyre.

Muri përfshin një ekspozitë mbi origjinën e lulëkuqeve si simbol i ushtarëve të rënë. Përdorimi i tyre për të simbolizuar të rënët gjatë luftrave është frymëzuar nga poema e John McCrae, një poet, mjek, kanadez, dhe ushtar i Luftës së Parë Botërore. Poema, e titulluar “In Flanders Field”, u botua për herë të parë në Londër në vitin 1915 dhe përmend lulëkuqet që çelin mbi varret e ushtarëve.

XS
SM
MD
LG