Lidhje

Maqedoni: Opozita dhe përgjimet


Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës maqedonase Zoran Zaev paraqiti edhe sot disa audio-regjistrime të zyrtarëve të lartë të pushtetit ku dëgjohen duke biseduar për manipulim të vendimeve gjyqësore; rreth zgjedhjes së një kryetari të Gjykatës Supreme dhe për çështje të tjera të gjyqësorit.

Sipas zotit Zaev, përgjimi i jashtligjshëm i bisedave vë në dukje shumë veprime kriminale të pushtetit. Në një nga regjistrimet dëgjohen drejtori i Shërbimit Sekret Sasho Mijallkov dhe zëvendës-kryeministri Musa Xhaferi në lidhje me pengesat që partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, i bënte zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme. Drejtuesi i opozitës, Zoran Zaev tha në një konferencë për mjetet e informimit se do të vazhdojë të publikojë biseda të përgjuara nga vetë pushteti mbi mënyrën kriminale, sipas tij, të qeverisjes së vendit. Opozita pretendon se janë mbi njëzet mijë qytetarë, politikanë, biznesmenë, gazetarë, klerikë dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare të përgjuar nga pushteti. Zoti Zaev thotë se regjistrimet i ka marrë nga njerëz të shërbimit sekret maqedonas, ndërkohë që pushteti e akuzon atë si bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja sekrete.

XS
SM
MD
LG