Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni (KSHZ) vlerëson se nuk mund të bëhet pastrimi regjistrit zgjedhor deri në datën 24 prill, duke e rritur rrezikun që zgjedhjet e parakohëshme të mos mbahen në atë datë.
Zyrtarët e KSHZ-së citohet të kenë thënë pas një takimi me ndërmjetësin Peter Van Houtte, se teknikisht në këtë datë mund të mbahen zgjedhjet, por nuk mund të bëhet kontrolli i regjistrit zgjedhor deri atëherë.
Ndërkaq, ndërmjetësi evropian në bisedimet e grupeve të punës së katër partive kryesore për reformat që dalin nga marrëveshja e Përshinës, Peter Van Houtte u ka thënë mjeteve të informimit se takimi me pjesëarët e KSHZ ka kaluar në një atmosferë të tensionuar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka reaguar pas dështimit të bisedimeve ndërmet katër dretuesve të partive kryesore, lidhur me datën e zgjedhjeve dhe reformat e tjera.
Ambasada thekson se e mbështet, sikurse edhe Bashkimi Evropian, zbatimin e marrëveshjës së 2 qershorit dhe 15 korrikut dhe se është e përkushtuar për ta ndihmuar Maqedoninë në këtë drejtim.
Por ambasada amerikane shpreh keqardhje për mungesën e konsensusit ndërmjet katër drejtuesve politikë mbi çështjet e pazgjidhura, sidomos për datën e zgjedhjeve dhe çështjen e medias.
“Ne, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës, do të mbetemi në komunikim me partitë dhe institucionet në rrugëtimin e tyre përpara. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Maqedonia të ketë sukses , dhe mënyra për ta bërë këtë është përmes zgjedhjeve të besueshme. Kjo kërkon nga të katër partitë politike që të bëjnë zgjidhje të vështira”, nënvizon ambasada amerikane në Shkup".