Lidhje

Maqedoni: Vazhdojnë debatet për anulimin e takimit


Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e ka mbështetur vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për anulimin e takimit të nivelit të lartë në Ohër, duke thënë se dy vende kishin vendosur veton, gjë që mund ta bënin sipas statusit dhe se ai vetë nuk kishte alternativë tjetër.

Presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë anuluan pjesëmarrjen në takimin e lartë të udhëheqësve të shteteve të nismës së Bashkëpunimit të EvropësJug-lindore që ishte planifikuar të mbahej këtë fundjavë, si reagim ndaj mospërfshirjes së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Deputetët e dy partive shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë kanë debatuar ndërkohë për përjashtimin e Kosovës nga takimi, duke hedhur kritika të rënda ndaj njëra tjetrës.
Analistë vlerësojnë se anulimi i takimit cënon imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë dhe paraqet dështim të diplomacisë së vendit, si edhe konfirmon politikën e gabuar të Maqedonisë ndaj fqinjëve.

Në Ohër, ndërkaq, sot janë mbledhur ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore. Në Ohër do të shkojë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle. Në takim, Kosova pritet të përfaqësohet në nivel të zëvendës-ministrit të Punëve të jashtme.
XS
SM
MD
LG