Lidhje

Maqedoni: Qeveria e re paralajmëron ribalancimin e buxhetit


Qeveria e re e Maqedonisë ka parlajamëruar ribalancimin e buxhetit, ndërkohë që ende nuk dihen se sa janë borxhet e brendshme. Megjithatë, ministria e Financave thotë se gjithçka do të shkojë në rregull, se do të paguhen në kohë rrogat dhe pensionet. Por, ekspertët vlerësojnë se nuk do të jetë e lehtë të rimëkëmbet ekonomia pas shpenzimeve të pakontrolluara nga pushteti i kaluar.

Ribalancimi i buxhetit të Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Autoritetet financiare në Maqedoni po përpiqen të zbulojnë se sa është borxhi i brendshëm që la pas vetes qeveria e kaluar, për të pasur një pasqyrë të plotë kundrejt politikave financiare. Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur para pak ditësh se janë vetëm gjashtë milionë euro të mbetura në arkën e shtetit, ndërsa partia VMRO-DPMNE e hodhi poshtë si të pavërtetë pohimin e tij, duke thënë se në buxhet janë lënë 130 milionë euro.

Sidoqoftë, ministri i ri i Financave, Dreagan Tevdovski thotë se po punohet për shkurtimin e shpenzimeve të panevojshme dhe për zhbllokimin e pagesës së kthimit të TVSH-së.

Tevdovski paralajmëron rishikimin e buxhetit si masë të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit.

Ndërkaq, eksperti Xhavdet Hajredini thotë se qeveria e re do të hasë në pengesa të shumta në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit për shkak të gjendjes tepër të vështirë që la pas pushteti i kaluar.

Zoti Hajredini i cili ka qenë ministër i Financave në njërën prej qeverive të Maqedonisë, vlerëson se qeveria e kaluar ka punuar pa sens në menaxhimin e financave publike.

Hajredini thotë se paralajmërimi i qeverisë së re për heqjen e taksave të detyrueshme deri tash të qytetarëve për shërbimet e radio-televizoinit publik dhe ngritja e taksave për ata të cilët konsiderohen si më të pasur, nuk do të kenë efekte të mëdha për ekonominë e vendit.

Në lidhje me borxhet e jashtme të Maqedonisë, zoti Hajredini thotë se ato aq sa janë dihen dhe duhet të shlyhen, por ajo që nuk është evidentuar sipas tij dhe që paraqet shqetësim edhe më të madh, janë borxhet e brendshme.

Edhe qendra të tjera që merren me analizat e ekonomisë kërkojnë transparencë në lidhje me buxhetin dhe sidomos njoftime të hollësishme për shpenzimet e bëra në disa vitet e kaluara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG