Lidhje

Macron: Lufta ndaj Shtetit Islamik, prioritet


Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se lufta kundër "terrorizmit islamik" është prioritet i politikës së tij të jashtme.

"Garantim i sigurisë për qytetarët tanë do të thotë që lufta kundër terrorizmit islamik të jetë prioriteti ynë", u tha zoti Macron diplomatëve francezë të mbledhur në Pallatin Elysee në Paris. "Nuk ka vend për naivitet dhe as për frikë nga Islami që ngatërron fjalët islamizëm dhe islamik,” tha ai duke e quajtur Shtetin Islamik "armiku ynë".

Në fjalimin e tij të parë kryesor mbi politikën e jashtme që nga marrja e detyrës, zoti Macron tha se rivendosja e paqes në Siri dhe Irak është jetësore për stabilitetin e Francës, të tronditur nga një numër sulmesh terroriste që nga viti 2015. Ai bërë të ditur se ka në plan të heqë gjendjen e jashtëzakonshme ende në fuqi që nga sulmet vdekjeprurëse që goditën Parisin në nëntorin e vitit 2015.

Presidenti francez tha se në fillim të vitit të ardhshëm në Paris do të organizohet një samit për të diskutuar përpjekjet kundër financimit të terrorizmit.

Presidenti francez trajtoi gjithashtu marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Ai tha se nuk ka "asnjë alternativë" veç marrëveshjes që Presidenti amerikan Donald Trump kundërshton ashpër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG