Lidhje

SHBA përshëndesin masat e Panamasë ndaj Venezuelës


Shtetet e Bashkuara përshëndetën masat që ka marrë Panamaja për të nxjerrë në pah dhe bllokuar aktivitetin e Venezuelës për pastrim parash, ndërkohë që qeveria e Presidentit Nicolas Maduro ka intensifikuar përpjekjet për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar “të ndjekë shembullin e Panamasë dhe të bashkohet për t’iu kundërpërgjigjur regjimit të korruptuar dhe jolegjitim të Maduros”.

Edhe Departamenti i Shtetit nxori një deklaratë ku përshëndet njoftimin e Panamasë se “do të forcojë kontrollin financiar mbi 55 shtetas dhe 15 entitete venezueliane dhe do të mbështesë përpjekjet e tjera në rajon për të luftuar abuzimin e sistemit financiar nga aktorë të korruptuar”.

Deklaratat e qeverisë amerikane përsërisin thirrjet për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë dhe ndaljen e shtypjes dhe vuajtjeve të popullit venezuelian.

Venezuelianët po vuajnë mungesa të theksuara në ushqim e shërbime si dhe përndjekje politike nën regjimin shtypës majtist të presidentit Nicolas Maduro, i cili është nën sanksione ndërkombëtare për shkeljen e parimeve demokratike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG