Në një tryezë të rrumbullakët mes shoqërive civile dhe pushtetit vendor në Ulqin u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit, si kontribut i zhvillimit të demokracisë dhe promovimit të qeverisjes së mirë dhe efikase. Ulqini është njëra nga katër komunat e përzgjedhura në Malin e Zi në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian “Sa më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”.