Lidhje

Malajzi, zbulohen mbi 30 varre masive


Autoritetet malajziane thonë se policia ka gjetur disa varre masive ku mendohet se janë varrosur eshtrat e imigrantëve nga Birmania dhe Bangladeshi.

Media lokale njoftoi se janë zbuluar rreth 30 varre me qindra skelete pranë kampeve që përdoren nga rrjetet e trafikut njerëzor për refugjatë Rohingia nga Birmania si dhe emigrantë nga Bangladeshi.

Zyrtarët më parë e kishin mohuar ekzistencën e varreve të tilla apo të kampeve të skllavërisë në territorin malajzian.

Shefi i policisë kombëtare pritet të zhvillojë nesër një konferencë për shtyp mbi këtë çështje.

XS
SM
MD
LG