Lidhje

Forcat e Malit rimorën kontrollin e Gaos


Më parë forcat morën kontrollin edhe të aeroportit dhe të një ure pranë qytetit

Zyrtarët francezë thanë sot forcat e Malit të mbështetura nga trupat franceze u përleshën sot me militantët islamikë dhe rimorën kontrollin e qytetit Gaos, një bazë e fortë e militantëve në veri të vendit.

Më parë forcat morën kontrollin edhe të aeroportit dhe të një ure pranë qytetit.

Ministria franceze e mbrojtjes tha sot se luftimet me ekstremistët islamikë vazhdojnë në atë rajon, ku forcat franceze dhe ato të Malit kanë përparuar me shpejtësi. Zyrtarët francezë thanë se një kontingjent trupash nga Nigeria dhe Chadi ishin nisur drejt Gaos, për të ruajtur qëndrueshmërinë atje. Kryetari i bashkisë së qytetit, që kishte shkuar të strehoej në kryeqytetin Bamako, u rikthye në qytetin e tij. Korrespondeti i Zërit të Amerikës Idrissa Fall, i cili është në Mali, thotë se rimarrja e kontrollit të Gaos është një arritje e rëndësishme e forcave franceze dhe atyre të Malit sepse qyteti ishte shndërrtuar në një strehim të terroristëve.
XS
SM
MD
LG