Lidhje

Konferencë donatorësh për Malin në Bruksel


Donatorë ndërkombëtarë u takuan sot në Bruksel në një konferencë, e cila synonte grumbullimin e fondeve për rindërtimin e Malit.

Donatorët dhanë 4,2 miliardë dollarë për ta ndihmuar këtë vend të Afrikës Perëndimore të rindërtohet pas konfliktit me grupet militante islamike. Shuma e tejkalon synimin paraprak për të grumbulluar rreth 2,5 miliard dollarë, të nevojshme për zbatimin e planit për projekte të infrastrukturës dhe rindërtimin e qeverisë e të insitucioneve të sigurisë me vlerën e 5,5 miliardë dollarëve.

Në fillim të konferencës, Ministri i Jashtëm i Malit tha se kriza e vendit të tij mund të përhapet në rajonet fqinjë. Para konferencës, Bashkimi Evropian bëri të njohur se do të japë për Malin 675 milionë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një forcë të re paqeruajtëse për Malin, që u zhyt në kaos vitin e kaluar, pas përmbysjes së qeverisë dhe luftimeve mes banorëve vendas dhe militantëve të al Kaidës.
.
XS
SM
MD
LG