Lidhje

Forcat qeveritare kontrollojnë Diabalin


Banorët thanë se militantët ose janë larguar ose përpiqen të fshihen duke u bashkuar me civilët në Diabaly

Forcat e Malit po patrullojnë sot qytetin Diabaly, një ditë pasi ato dhe forcat franceze rimorën qytetin qendror, i cili më parë kishte qenë nën drejtimin e militantëve islamikë.
Banorët thanë se militantët ose janë larguar ose përpiqen të fshihen duke u bashkuar me civilët në Diabaly, që ndodhet rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit, Bamako.

Ndërkohë, korrespondenti i Zërit të Amerikës Idriss Fall, i cili ndodhet në Mali, thotë se qetësia është kthyer gjithashtu në Douentza, një qytet i marrë nga militantët në shtator. Ai tha se banorët shprehën lehtësim sot, gjatë mbërritjes të forcave të Malit dhe atyre ndërkombëtare.

Forcat franceze ndërhynë ushtarakisht në Mali një javë e gjysmë më parë, për shkak të shqetësimeve se militantët që kontrollojnë veriun e vendit po zbrisnin drejt kryeqytetit. SHBA-ja ka ofruar ndihmë duke transportuar në Mali ushtarë francezë dhe pajisje.
XS
SM
MD
LG