Lidhje

Shtatë të vrarë gjatë një sulmi në një bazë të OKB-së në Mali


Kombet e Bashkuara thanë se persona të armatosur sulmuan një bazë të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Timbuktu, qytet në veri të Malit, duke vrarë shtatë veta.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se në mesin e të vrarëve janë pesë punonjës të sigurisë nga Mali, një xhandar dhe një kontraktues nga Mali që punonte në misionin e OKB-së.

Ata thanë se gjashtë sulmues u vranë nga paqeruajtësit e OKB-së gjatë sulmit të së hënës pasdite.

Dhuna pasoi një sulm të mëhershëm gjatë të hënës në të cilin persona të armatosur hapën zjarr mbi paqeruajtësit e OKB-së dhe trupat e Malit në qytetin Douentza. Një paqeruajtës dhe një ushtar i Malit u vranë në atë sulm.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmet, që sipas tij, mund të paraqesin krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për dhunën e së hënës, ndërsa militantët islamik shpesh kanë vënë në shënjestër misionin paqeruajtës të OKB-së në Mali. Më shumë se 10 paqeruajtës janë vrarë në Mali, duke e bërë atë misionin më vdekjeprurës nga 16 misionet paqeruajtëse të OKB-së në botë.

Paqeruajtësit e OKB-së së bashku me forcat franceze janë në Mali për të ndihmuar vendin që të përballet me mbetjet e një kryengritjeje islamike në veri. Militantët e lidhur me Al-Qaidan morën për një kohë të shkurtër pjesën veriore të vendit në vitin 2012, pas një grusht shteti të dështuar në Bamako.

Militantë janë shtrirë edhe në jug të Malit përgjatë kufirit me Burkina Fason.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG