Lidhje

Paketë e dyshimtë, anulohet ndeshja në Mançester


Një ndeshje futbolli e ekipit Manchester United u anulua pasi autoritetet zbuluan një paketë të dushintë në stadium dhe e asgjësuan paketën në një shpërthim të kontrolluar.

Dhjetëra mijëra tifozë u urdhëruan të dilnin nga stadiumi me kapacitet 75 mijë vetë, vetëm 20 minuta nga fillimi i ndeshjes kundër ekipit Bournemouth në finalet e Ligës Premier.

Ndeshja u shty fillimisht, pasi u zbulua paketa, por më pas u anulua plotësisht. Një ekip për detonimin e bombave e mori nën kontroll paketën e dyshimtë të gjetur nën stola.

Zbulimi i paketës ndodh në një kohë kur janë shtuar zërat në internet për rreziqe terrorizmi në stadiume dhe aktivitete me pjesëmarrje të madhe.

XS
SM
MD
LG