Lidhje

Arrestim i ri në lidhje me sulmin e Mançesterit


Policia britanike njoftoi se arrestoi sot një 23 vjeçar në lidhje me sulmin me bombë të javës së kaluar në një koncert në Mançester, që e çon në 14 numrin e përgjithshëm të të arrestuarve në Britani.

Sipas policisë së Mançesterit arrestimi u krye në qytetin e Shoreham-by-Sea nën dyshimin për kryerje të veprës penale në kundërshtim me aktin ndaj terrorizmit.

Si pasojë e sulmit vetëvrasës të 22 majit në Manchester u vranë 22 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Ngjarja ndodhi menjëherë pas përfundimit të koncertit të yllit amerikan të popit Ariana Grande.

Policia e ka identifikuar 22 vjeçarin e lindur në Mançester, Salman Abedi si autor të sulmit. Ndërkohë po punohet për zbuluar të gjitha lëvizjet e tij në javët e fundit përpara sulmit si dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG