Persona të panjohur kanë dëmtuar Shtëpinë e Alfabetit në qytetin e Manastirit, duke thyer xhamat dhe vitrinat brenda muzeut.
Drejtori i Shtëpisë-Muze Gazmend Hoxha thotë se dokumentet e ekspozuara kanë qenë kopje.
Nuk dihen ende autorët e këtij akti vandal.
Incidenti ndodh në ditën e Shën Cirilit dhe Metodit festë shtetërore në Maqedoni e arsimit të popujve sllavë.
Akti i sotëm i dhunës ndodh pas një ndeshjeje futbolli të mërkuren midis një ekipi shqiptar dhe një maqedonas nga Tetova për kupën shtetërore, që u ndërpre për shkak fyerjeve me ngjyrime etnike.