Lidhje

Gati argumentet mbyllëse në gjyqin e Carnaevit


Prokurorët dhe avokatët mbrojtës po përgatisin argumentet mbyllëse në gjyqin ndaj personit të akuzuar për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit, Xhokar Carnaev.

Në fokusin e argumenteve është çështja nëse ai do të ekzekutohet për rolin që ka patur në sulmin e 15 prillit të vitit 2013, ku mbetën të vrarë 3 persona. Xhokar Carnaev po ashtu akuzohet për vdekjen e policit që u vra tre ditë më vonë.

Në se juria e gjen fajtor Carnaevin, atëhere ajo do të dëgjojë faktet e grumbulluara për të marrë vendimin për dënimin e tij.

Avokatët mbrojtës sjellin argumentin se Carnaev ishte një sudent pa qëllime të caktuara, i cili ra nën ndikimin dominues të vëllait të tij të madhe, të radikalizuar, Tamerlan, i cili vdiq pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë 4 ditë pas shpërthimit.

XS
SM
MD
LG