Lidhje

Dy kenianë fitojnë Maratonën e Nju Jorkut


Një kenian dhe një keniane ishin fituesit e Maratonës së Nju Jorkut të zhvilluar dje në kushte sigurie të fortë.

Keniani Geoffrey Mutai arriti të marrë titullin e kampionit në garën prej 42 kilometrash, në një ditë vjeshte me diell dhe erë, duke e kaluar vijën e finishit pas 2 orësh 8 minutash dhe 24 sekondash. 52 sekonda pas tij arriti etiopiani Tsagaye Kebede, dhe më pas afrikano-jugori Lusapho April.

Ndër femrat konkurrente, Priscah Jeptoo, fituese e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike, u rendit e para me 2 orë 25 minuta dhe 7 sekonda.

Maratona zhvillohet pas një viti pezullimi, si rezultat i shkatërrimeve të shkaktuara nga uragani Sandy në vjeshtën e 2012. Gjithashtu kjo ishte maratona më e madhe e zhvilluar që nga Maratona e Bostonit në prill të këtij viti, e cila u trondit nga sulmet terroriste që lanë 3 të vrarë.
XS
SM
MD
LG