Lidhje

Nëna e Maries një rome në Bullgari


Një rome bullgare është mamaja e fëmijës misterioze e njohur si Maria në Greqi. Provat e ADN-së vërtetojnë se Sashka Ruseva është nëna e fëmijës, që shtypi grek e ka “pagëzuar” si “engjelli me flokë të verdha”.

Një punonjëse sociale që vizitoi qytetin ku ishte mamaja e Marias, thotë se do të gjejë një shtëpi për vogëlushen në Bullgari.

Prokurorët bullgarë po bëjnë hetime për të zbuluar nëse Ruseva kishte rënë dakord ta shiste fëmijën në Greqi. Ajo e mohon një gjë të tillë duke thënë se ajo e la fëmijën në Greqi sepse nuk kishte mundësi të kujdesej për të dhe i duhej të kthehej në Bullgari. Nëse shpallet fajtore për shitjen e fëmijës, Ruseva përballet me burgim deri në gjashtë vjet dhe një gjobë.
XS
SM
MD
LG