Lidhje

Sekuestrohet marijuanë në Berat

  • Raimond Kola

Forcat policore zbuluan një magazinë ku ishte fshehur të paktën një ton marijuanë, njoftuan burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Lënda narkotike u gjet në fshatin Lapan të Beratit, pas hetimeve që po zhvilloheshin prej disa javësh.
Sipas burimeve paraprake, lënda narkotike e presuar dhe gati për transport ishte paketuar në masa të mëdha, gati për t`u transportuar.
Zona mes Beratit dhe Skraparit njohu vitin e shkuar raste të mbjella me narkotikë dhe sasitë e zbuluara sot dyshohet se i përkasin këtyre vatrave.
Ndërkohë, policia greke tha se rreth 2 tonë marijuanë u bllokuan vetëm gjatë muajit shkurt me prejardhje nga Shqipëria.
Policia greke njoftoi mbi operacionet e zhvilluara kryesisht në kufirin me jugun dhe juglindjen e Shqipërisë, por edhe më në brendësi të territorit. Trafiku i narkotikëve mbetet krimi më i përhapur në kufirin tokësor mes të dy vendeve.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG