Lidhje

Bllokohet 2,5 tonë marijuanë në Itali


Roja Bregdetare Italiane tha se bllokoi rreth 2.5 tonë marijuanë që dyshohet se u transportua nga Shqipëria në Itali përmes hapësirës detare. Sipas Guardia di Finanza dy skafistët arritën t`i shpëtonin arrestimit në zonën e Brindizit duke përfituar nga errësira.

Drejtoria e Antimafias së Leçes po heton mbi rastin më të fundit të trafikut të marijuanës organizatat kriminale që bashkëpunojnë në zonën e Brindizit me zonën e Vlorës, në anën shqiptare.

Pak ditë më parë policia shqiptare bllokoi në brigjet e Gadishullit të Karaburunit rreth 700 kilogramë marijuanë që po bëhej gati të nisej me motoskaf drejt Italisë.

Shumica e marijuanës së kultivuar në Shqipëri transportohet drejt Italisë përmes hapësirës detare. Rastet e trafikut të drogës rriten me hyrjen në sezonin tusritik për shkak të shtimit në det të mjeteve të lundrimit dhe pamundësisë së policisë për kontrollin e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG