Lidhje

Masa kundër trafikut të marijuanës në jug të Shqipërisë


Pas dy vitesh policia shqiptare ka rikthyer në jug të Shqipërisë pikat e kontrollit në disa segmente të rëndësishme rrugore të qyteteve dhe zonave kufitare me Greqine. Mjetet dhe udhëtarët janë në kontrolle për shkak të fillimit të transportimit të sasive të marijuanës që është kultivuar këtë vit masivisht në këto zona.

Disa dhjetëra kilogramë marijuanë janë bllokuar ditëve të fundit nga policia në Fier,Tepelenë dhe Gjirokastër. Policia e Tepelnës njoftoi edhe incidentin e parë ku një trafikant nuk iu bind një pike kontrolli duke rrezikuar me mjetin e tij jetën e pjesëtarve të policisë të cilët më pas e ndalun duke sekuestruare dhe 11 kilogramë marijuanë.

Edhe në anën greke të kufirit përmasat e transportimit të marijuanës janë rritur ditë e fundit. Policia e Gumenicës tha sot se arrestoi dy shtetas grekë, një burrë dhe një grua, që po transportonin nga një fshat buzë kufirit shqiptar një sasi prej 56 kilogramë marijuanë, për në thellësi të vendit.

Pak ditë më parë roja bregdetare greke bllokoi rreth një tonë marijuanë në një skaf që dyshohet se ishte ngarkuar me lëndë narkotike në brigjet shqiptare.

XS
SM
MD
LG